Barcelona ka lënë Orlandon dhe Majamin për t’u zhvendosur në Baltimorë për të vazhduar përgatitjet dhe turneun e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas duelit të parë në tokën amerikane kundër Mançester Sitit, ekspedita e Barçës udhëtoi nga Orlando dhe u prit nga disa tifozë në hotelin e grumbullimit në Baltimorë, me një rol të veçantë për Hansi Flikun, i cili u ndal për të dhënë autografe për tifozët.
Disa orë pas mbërritjes dhe vendosjes në hotel, Barça udhëtoi për në ambientet e Akademisë Detare të SHBAsë në Anapolis për të kryer seancën e parë stërvitore. Pikërisht baza stërvitore e marinës amerikane do të shërbejë si dhe kamping për katalanasit deri në fund të turit amerikan. Hansi Flik drejtoi një seancë duke e ndarë skuadrën në dy grupe.
Ata që e nisën nga minuta e parë kundër Sitit zhvilluan një seancë rikuperimi dhe pjesa tjetër e lojtarëve kryen një seancë stërvitore të plotë. Barça planifikon të zhvillojë një seancë të dyfishtë të premten në objektet e Akademisë Detare të SHBAsë dhe të shtunën do të udhëtojnë në Nju Jork për të luajtur arriti të shënonte Dani Olmo në Kampionatin Europian në Gjermani, duke qenë së bashku me disa lojtarë të tjerë si golashënuesi më i mirë i turneut. Ai ishte vendimtar në triumfin e Spanjës në “Euro 2024”. “El Clasico”-n kundër Realit të Madridit (01:00) në orët e para të së dielës.
MERKATO – Teksa Barcelona po stërvitet në SHBA, në ekip po punohet edhe për merkaton. Janë dy lojtarë që klubi është përpjekur t’i nxjerrë në shitje, por të dy e kanë ndarë plotësisht mendjen kur vjen puna për ndonjë propozim nga klubi. Po flasim për Rafinjën dhe Frenki de Jong. Të dy lojtarët ia kanë bërë të qartë klubit se nuk do të largohen dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin me Barçën.
Për më shumë ata i kanë kërkuar përfaqësuesve të tyre ligjorë të refuzojnë çdo ofertë të mundshme. Kujtojmë se për Rafinjën ka pasur një ointeres të madh, veçanërisht nga Arabia Saudite, me Al-Hilal që ofroi deri në 65 milionë euro për të, por që nuk është llogaritur nga braziliani.
PANORAMASPORT.AL