Teksa Reali zbriste në fushë kundër Milanit në miqësoren e parë amerikane, të gjithë sytë ishin nga Endrik. Por në fakt ylli i Realit ka qenë Arda Gyler. Debutimi i brazilianit si lojtar madrilen u la në hije pikërisht nga turku, protagonisti kryesor i miqësores së parë për skuadrën e Ançelotit.
Gyler, i cili luajti në mesfushë pak a shumë në pozicionin që vetëm pak kohë më parë e mbante Toni Kros, ka shkëlqyer. Organizatori i vendosur të përfitojë nga mungesa e yjeve të mëdhenj në turne për të lënë gjurmë në parasezon dhe për të bindur Ançelotin se mund të jetë i rëndësishëm në fillim të sezonit ka treguar se do të garojë fort me këdo për vendin e titullarit.
Objektivi i Gyler është që të jetë në fushë që nga minuta e parë në finalen e Superkupës së Europës kundër Atalantës. Dhe nëse vazhdon me këto ritme dhe i pa shqetësuar nga dëmtimet, me shumë gjasa turku do të ketë një vend në finalen e 14 gushtit kundër Gjimshitit.
PANORAMASPORT.AL