Wednesday, 13. May 2026
Sport

Lojtari i Milanit me fjalë të mëdha për shokun e ri të skuadrës: Nuk duhet të habitemi nga trofetë që ka fituar

GS 02/08/2024 1 Min. Lesezeit

Gjatë intervistës së gjatë të dhënë për Milan TV, mesfushori i kuqezinjve, Ruben Loftus-Cheek flet edhe për Alvaro Morata, shokun e ri të skuadrës.

“Morata është një lojtar i nivelit të lartë dhe, natyrisht, ai ka fituar shumë gjëra në karrierën e tij, kështu që të kesh një shok skuadre të atij kalibri dhe me atë përvojë në ekip vetëm mund të na ndihmojë. Jam i emocionuar ta shoh përsëri (Kanë qenë të Chelsea bashkë).

Ai është një person shumë i sjellshëm dhe i dobishëm, i cili punon shumë gjatë stërvitjeve dhe nuk duhet të habitemi nga trofetë që ka fituar, sepse kjo është formula e duhur kur je profesionist dhe e merr seriozisht punën” – tha ai.

Teilen: