Sunday, 5. April 2026
Sport

VIDEO/ Juventusi harron shijen e fitores në miqësore, francezët e Brestit surprizojnë skuadrën e Motës

GS 03/08/2024 1 Min. Lesezeit

Pas disfatës 3-0 ndaj Nureberg, Juventusi nuk ka mundur të fitojë sërish në miqësore, teksa mbrëmjen e sotme u ndal në barazim 2-2 ndaj francezëve të Brestit në testin e zhvilluar në stadiumin e Peskarës. 

vlahovic

Interesant është fakti se të katërta golat u shënuan në pjesën e dytë. Kamara kaloi fillimisht Brestin në avantazh në minutën e 51-të, ndërkohë që Vlahoviç barazoi me penallti në minutën e 58-të.  

Danilo shënoi golin e dytë për Juventusin në minutën e 72-të, ndërkohë që Kamblan vulosi shifat në 2-2 në minutën e 83-të.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: