Wednesday, 25. March 2026
Sport

 Cagliari interesohet për Berishën

GS 06/08/2024 1 Min. Lesezeit

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha edhe sezonin e ri mund të paraqitet në Serie A të Italisë.

Bëhet e ditur se interesim për shërbimet e portierit 35-vjeçar ka shprehur skuadra e Cagliarit.

Thuhet se Cagliari i ka ofruar Berishës kontratë njëvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër dhe palët janë në negociata për të arritur marrëveshjen eventuale.

Berisha te Kalari do të transferohej si lojtar i lirë pasi për momentin është pa klub për shkak se në fund të muajit qershor i skadoi kontrata me Empolin.

Ai ishte pjesë e Empolit prej verës së shkuar, ndërsa ka përvojë të madhe në futbollin italian pasi ka luajtur për ekipet si Torino, SPAL, Atalanta e Lazio.

Në total, Berisha ka 163 paraqitje në Serie A, ndërsa ka edhe 80 ndeshje për Kombëtaren e Shqipërisë.

Teilen: