Wednesday, 13. May 2026
Sport

Hysaj largohet nga Lazio

GS 06/08/2024 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i krahut, Elseid Hysaj do të jetë futbollisti i parë që do të largohet nga skuadra e Lazios gjatë këtij muaji.

Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Hysaj është përshëndetur me bashkëlojtarët dhe së shpejti pritet të prezantohet te skuadra e re.

Emri i ekipit të Hysajt nuk është bërë publik ende, por thuhet se mbrojtësi i Shqipërisë do ta vazhdoj karrierën në Serie A të Italisë.

Thuhet se Lazio do të përfitoj rreth 2 milionë euro nga shitja e tij, duke pasur parasysh se Hysaj ka kontratë me ekipin nga kryeqyteti italian deri vitin e ardhshëm.

Tek Lazio nuk llogaritin në shërbimet e 30-vjeçarit, i cili është pjesë e Lazios prej vitit 2021 kurse në Itali ka luajtur edhe për Napolin e Empolin.

Teilen: