Dani Olmo është futbollisti i ri i Barcelonës.
RB Leipzig do të marrë 55 milionë euro dhe shpërblime në vlerë prej shtatë milionë euro. Olmo do të nënshkruajë për gjashtë vjet. Ky është një lajm i mirë edhe për Dinamo Zagreb, nga e cila Olmo u largua për në Leipzig, transmeton GazetaBlic Sport.
Dinamo e shiti te Leipzig për 29 milionë euro. Kampioni kroat ka përfshirë një klauzolë në kontratë sipas së cilës i takon edhe 20 për qind e fitimeve që klubi gjerman do të ketë në rast të shitjes së tij. Për shembull, nëse Leipzig shet Olmon te Barcelona për 55 milionë euro fikse, pa asnjë bonus, fitimi i Leipzigut në krahasim me atë që i pagoi Dinamos për të është 26 milionë euro. Nga kjo shumë, 20 për qind ose 5.2 milionë euro do të shkonte për skuadrën kroate.
Kështu, Dinamo, nga Olmo do të fitonte në total më shumë se 34 milionë euro. Është e qartë se kjo e bën atë lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Dinamos.
/GazetaBlic Sport/