Wednesday, 13. May 2026
Sport

‘Buzëqeshje’ për Mourinhon, trajneri i Lille befason të gjithë me vendimin për Edon Zhegrovën

GS 06/08/2024 1 Min. Lesezeit

Lille i Edon Zhegrovës rikthehet në ndeshjet zyrtare për edicionin e ri.

Skuadra franceze do të luajë sonte në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, atje ku do të përballet me Fenerbahcen e Jose Mourinhos, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo ndeshje vlen për raundin e tretë kualifikues, por befasia qëndron tek fakti se sulmuesi kosovar nuk është përfshirë në formacionin titullar tek skuadra franceze.

Pothuajse të gjitha mediat ndërkombëtare gjatë gjithë ditës e kishin projektuar Zhegrovën nga minuta e parë, por që duket se trajneri ka ndryshuar vendimin e tij.

Ja formacionet zyrtare të takimit që fillon nga ora 20:30: 

Lille: Chevalier, Tiago Santos, Diakité, Alexsandro, Meunier, André, Angel Gomes, Gudmundsson, Cabella, Haraldsson, David

Fenerbahce: Livakovic, Mert Müldür, Oosterwolde, Çağlar Söyüncü, Ferdi Kadıoğlu, İsmail Yüksek, Krunic, Szymanski, Tadic, Saint-Maximin, Dzeko

/GazetaBlic Sport/

Teilen: