Wednesday, 13. May 2026
Sport

Hummels i refuzon Romën e Bolognan për ekipin anglez

GS 08/08/2024 1 Min. Lesezeit

Mats Hummels pritet ta vazhdojë karrierën e tij në futbollin anglez.

Hummels ka arritur marrëveshje me skuadrën e Brightonit dhe pritet që gjatë ditëve të ardhshme të zyrtarizohet kjo marrëveshje.

Qendër mbrojtësi gjerman do të nënshkruajë kontratë dy vjeçare me Brightonin, derisa për të do të jetë aventura e parë jashtë Bundesligës.

35-vjeçari kishte shumë oferta si nga Bundesliga ashtu edhe nga skuadrat e tjera evropiane.

Megjithatë mediat gjermane kanë raportuar se Hummels ka pasur dy oferta shumë të mira nga Serie A.

Roma dhe Bologna ishin dy klubet më të interesuara për transferimin e tij me parametra zero.

Ai mbeti lojtar i lirë pasi nuk e vazhdoi kontratën me Borussia Dortmundin.

Pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi tek Dortmundi dhe Bayern Munich.

Teilen: