Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ David De Gea zbarkon në Itali, gati firma e portierit me klubin e Serisë A

GS 09/08/2024 1 Min. Lesezeit

David De Gea i ka dhënë fund vitit të tij pushim dhe po bëhet gati të kthehet në portë.

Gardiani i njohur spanjoll ka udhëtuar sot drejt Italisë për të firmosur me klubin e tij të ri.

Ai ka gjetur një akord me Fiorentinën, për t’u bërë pjesë e skuadrës së njohur italiane dhe sot ka mburritur në Firence. Pritet që De Gea të kryejë vizitat mjekësore për të parë gjendjen e tij pas një viti pushim dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me Fiorentinën.

Spanjolli, i pritur nga dhjetëra tifozë në aeroport, pritet të firmosë për një vit me Fiorentinën, me të drejtën e zgjatjes së marrëveshjes edhe një tjetër edicion.

Kjo firmë afron largimin e portierit Terraçiano nga ky klub, pasi ai do t’i bëjë vend në formacionin titullar portierit të njohur spanjoll i cili deri një vit më parë ishte pjesë e Mançester Junajtid.

 

Teilen: