Wednesday, 13. May 2026
Sport

VIDEO/ Supergol i Jasir Asanit, tund rrjetën për herë të parë në këtë sezon në Korenë e Jugut

GS 09/08/2024 1 Min. Lesezeit

Jasir Asani i është kthyer përsëri golave dhe si zakonisht ata janë spektakolarë.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i ka dhuruar me golin e tij sot fitoren skuadrës së Guangju në kampionatin e  Koresë së Jugut.

Futbollisti shqiptar, i kthyer tashmë mes titullarëve dhe i aktivizuar rregullisht në radhët e skuadrës koreane, ka shënuar në minutën e 70 të ndeshjes në transfertë ndaj Jeonbuk, duke i dhënë ekipit një avantazh që më pas skuadra e ruajti deri në vërshëllimën përfundimtar për të marrë një fitore shumë të rëndësishme 1-0.

Ky ishte goli i parë për sezonin i Asanit dhe ai e festoi si zakonisht me shqiponjë, para tifozëve të ekipit të tij, për të cilët sulmuesi shqiptar është kthyer në një idhull, edhe pse ka kontribuar pak në vitin e fundit për shkak të mosmarrëveshjeve me klubin për kontratën e tij.

Teilen: