Wednesday, 13. May 2026
Sport

Paris 2024/ Italia fiton një medalje të artë në volejboll për femra

GS 11/08/2024 1 Min. Lesezeit

Italia dominon sfidën përballë SHBA-ve dhe fiton një medalje të artë, e para për këtë shtet në volejboll në një Olimpiadë (si për meshkuj edhe për femra).

Ndeshja është dominuar nga vajzat italiane, që kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0 përballë amerikaneve, duke shkurorëzuar këto të fundit në Paris 2024 (SHBA ishte kampionia olimpike në fuqi).

Të 3 setet janë fituar nga Italia: i pari 25-18, seti i dytë 25-20, ndërsa i treti 25-17.

Teilen: