Gjyqtarit nga Kosova, Genc Nuza i është besuar nga UEFA edhe një ndeshje tjetër e garave evropiane ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), të martën.
Nuza do të jetë gjyqtar kryesor në ndeshjen që luhet në stadiumin “Pancho Arena” ndërmjet ekipeve Puskas Akademia dhe Ararat Aramenia.
Kjo është ndeshja e kthimit e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku rezultati është 1:0 në favor të skuadrës Puskas Akademia pas duelit të parë.
Edhe gjyqtarët tjerë të këtij takimi të rëndësishëm, do të jetë nga Kosova.
Nuza do të asistohet nga Fatlum Berisha e Bujar Selimaj, ndërsa gjyqtar i katërt i këtij takimi do të jetë Ilir Mehmeti.
Në VAR do të jetë gjyqtari Dardan Çaka, ndërsa asistent i tij në AVAR do të jetë Besnik Morina.
Kjo ndeshje do të luhet të enjten prej orës 21:00 në Hungari.