• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Milani fiton ‘Trofeun Berlusconi’

14/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Një Milan sulmues dhe i bukur, mbi të gjitha ndryshe nga ai i sezonit të fundit, mori trofeun e parë, duke nderuar emrin e ish-presidentit të tij.

Skuadra kuqezi fitoi finalen e “Trofeut Berluskoni”, duke mundur 3-1 Monzën, ndërsa në “San Siro” bën prezantimin e tyre tre blerjet e merkatos së verës Morata, Pavloviç dhe Emerson Rojal.

Ndeshja e parë në pankinë në këtë stadium edhe për trajnerin e ri Paulo Fonseka, që siguroi një tjetër sukses pas tre miqësoreve të fituara në turneun veror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Salemakers në minutën e 11-të kaloi Milanin në epërsi, me një gjest të bukur teknik, por edhe me shumë fat.

Rezultati u barazua sërish në minutën e 34-t, kur Daniele Maldini ndëshkoi ekipin ku mbiemri i tij është një legjendë.

Pas pushimit, skuadra kuqezi vulosi fitoren me dy gola të tjerë.

Luka Joviç ktheu “Djallin” në epërsi shumë shpejt me rinisjen e lojës, ndërsa Tizhani Reijnders vrau garën me një goditje të saktë nga distanca.

Milan ngriti trofeun që për të ka më shumë vlerë emocionale, ndërsa me lojën e tij i dha një sinjal të rëndësishëm rivalëve vetëm pak ditë nga Seria A, që do të luajë në fundjavë ndeshjet e para të sezonit të ri.

Next Post

Manchester City luan në fushë dhe gjykatat/ Pritet të nisë procesi për shkelje të “Fair Play Financiar”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.