Skuadra shqiptare, Gostivari, ndeshjet nikoqire do t’i luajë në stadiumin e qytetit në Shtip.
Drejtuesit e ekipit të ligës së parë të Maqedonisë së Veriut, kanë vendosur që të luajnë në Shtip.
Gostivari po bëhet gati për sfidën me Shkupin, në kuadër të javës së dytë.
Ndeshja luhet nga ora 17:00.
Të gjitha ndeshjet e javës së dytë luhen të dielën në orën 17:00 me përjashtim të derbit të madh ndërmjet Vardarit dhe Pelisterit që luhet nga ora 20:00 në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup.