• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Ancelotti i lumtur me fitoren e Realit në Superkupën e Evropës: Atalanta na bëri të vuajmë

15/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Carlo Ancelotti tha pas fitores 2-0 të Real Madridit ndaj Atalantës në Superkupën e Evropës se skuadra italiane bëri që skuadra e tij të vuante në pjesën e parë.

“Ishte një lojë e mirë, Atalanta na bëri të vuajmë në pjesën e parë, ata gjetën hapësira”, tha Ancelotti për Sky Sport Italia, transmeton GazetaBlic Sport.

“Pasi u ul presioni dhe aktiviteti i tyre fizik në ndeshje pas pushimit, ne filluam të gjejmë hapësira në pozicionet përpara dhe në këto situata lojtarët tanë sulmues janë shumë efektivë”.

“Është ende e vërtetë që të luash kundër Atalantës është si të shkosh te dentisti! Lojtarët ishin pak të mërzitur në pjesën e parë pasi nuk mund të bënin atë që donin. Unë u thashë atyre se duhet të jenë të durueshëm sepse është me të vërtetë një Atalanta luajti shumë mirë dhe na bëri të vuajmë”, shtoi trajneri i “klubit mbretëror”.

Ancelotti vlerësoi gjithashtu Jude Bellingham, i cili u shpall lojtari i ndeshjes.

“Ai është një lojtar i madh, nuk ka asnjë dyshim për këtë. Paraqitja e tij në pjesën e dytë ishte e mahnitshme, veçanërisht duke pasur parasysh se ai është duke u stërvitur vetëm për shtatë ditë,” shtoi specialisti italian.

/GazetaBlic Sport.

Next Post

Real Madridi mbetet dy muaj pa Camavingan

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.