• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Parashutizmi, atraksioni i veçantë në Golesh që po tërheq vizitorë të shumtë

15/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova ka arritur të renditet si e pesta në botë në sportin e parashutizmit.

Për këtë në një intervistë dhënë për lajmi.net ka folur kryetari i klubit “Shqiponjat e Kastriotit”, Flamur Shala, i cili tha se është një ndjenë e veçantë që Kosova të jetë në këtë pozitë.

Ai ka treguar se fillimet e tij në këtë sport kanë qenë në vitin 2014 ndërsa tre vite më vonë edhe e ka hapur klubin.

“Është një përjetim që nuk harrohet është diçka që e ki dashtë gjithmonë edhe ki arrit ke pas veç imagjinatë një kohë, po me arrit është diçka e veçantë”, ka thënë Shala.

Shala ka thënë se ky sport ndahet në disa disiplina si ajo e paramotorve, kros, precizion (përgatitja për gara ndërkombëtare), por edhe në disiplina të tjera.

“Unë jam pilot i precizonit që e përfaqësoj shtetin tonë në arenën ndërkombëtare”, është shprehur Shala.

Ndër të tjera ai i ka përmendur edhe nivelet të cilat ndahen në tre nivele si, liga ekipore, kampionati kombëtar dhe arena ndërkombëtare.

“Normalisht hyn te sportet ekstreme se na varemi shumë prej kushteve të motit po nëse dëgjohen instruksionet e më të mëdhenjve nuk ka rrezik të lartë”, thotë ai.

Ai tutje ka thënë se vetëm personat që kanë sëmundje nuk preferohet t’a provojnë, ndryshe të gjithë janë të mirëpritur.

“Vetëm ata që kanë sëmundje që mundet me ju shkaktu diçka të momentit në ajër nuk ju rekomandohet përndryshe gjithë tjerët munden me e provu”, ka vazhduar.

Ndërkaq Shala është në top 10-en e pilotëve në botë ndërsa vëllai i tij në top 30-en. /Lajmi.net/

Next Post

Kejn zbulon objektivat e sezonit: Kompani me frymë të re, Bajerni është për trofe

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.