Granit Xhaka insiston se Bayer Leverkuseni ka synim mbrojtjen e titullit në sezonin e ri të Bundesligës pas paraqitjeve fantastike që i pati sezonin e shkuar.
Ai ka insistuar se Leverkuseni është gati për sezonin e ri, por para ndeshjes së parë kampionale fokusin e ka te Superkupa e Gjermanisë.
Të shtunën mbrëma, Leverkuseni përballet me Stuttgartin në Superkupë, trofe që synon ta fitoj pas titullit të kampionit dhe Kupës së Gjermanisë që i fitoi sezonin e kaluar.
“E kemi parasysh se në sezonin e ri, pritjet janë më të mëdha dhe jemi gati për këtë sfidë. Sigurisht, se edhe në sezonin e ri, duam ti shijojmë sukseset e sezonit të shkuar. Mirëpo, fillimisht e kemi Superkupën dhe këtë trofe duam ta fitojmë”, është shprehur Xhaka.
Mesfushori 31-vjeçar, verën e shkuar iu bashkua Leverkusenit dhe ishte lojtari kyç i trajnerit Xabi Alonso në sukseset e ekipit.
Sezoni 2024/25 në kampionatin gjerman nis më datën 23 gusht, ku ndeshjen e parë Leverkuseni e luan në udhëtim te Borussia Moenchengladbachu.