• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Blen 5 ish-lojtarë, Ten Hag i dashuruar me yjet e Ajaksit

15/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erik ten Hag po e bën zakon të mbështetet te miqtë e tij të vjetër nga ditët e tij tek Ajaksi. Trajneri i Mançester Junajtid vulosi transferimin e dy ish-yjeve të “Harkëtarëve” këtë javë, duke e çuar totalin e shpenzimeve të tij për fytyrat e njohura në 236.8 milionë paund.gh“Djajtë” njoftuan ardhjen e Matajs de Ligtit dhe Nuser Mazrauit në një transferim të dyfishtë nga Bajerni i Mynihut të martën. Dyshja bavareze kaloi vitet e tyre të formimit, duke u zhvilluar nën drejtimin e Ten Hagut në Amsterdam dhe tani ata janë ribashkuar me holandezin në “Old Trafford”. Por De Ligt dhe Mazraui bashkohen me tre ish-lojtarë të tjerë të Ajaksit, të cilët janë joshur në “Teatrin e Ëndrrave” që nga ardhja e Ten Hagut në verën e vitit 2022. De Ligt punoi nën drejtimin e teknikut holandez në ekipin ndoshta më të suksesshëm të Ajaksit nën drejtimin e tij.

Qendërmbrojtësi u bë kapiten nga Ten Hag kur ai ishte vetëm 19 vjeç dhe luajti një rol kyç në skuadrën historike 2018-19 që tronditi botën duke shkuar deri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Që kur u largua nga Ajaksi në verën e vitit 2019, De Ligt ka luajtur si për Juventusin, ashtu edhe për Bajernin e Mynihut, por duke mos u ngritur dot në heroizmat e tij që nga fillimi i karrierës.

Megjithatë, një rikthim në sistemin e njohur në të cilin ai lulëzoi rreth pesë vjet më parë mund të ndihmojë në rigjallërimin e karrierës së 25-vjeçarit. Por dy blerjet e para të Ten Hagut në “Old Trafford” nga Ajaksi ishin ato të mbrojtësit Lisandro Martinez dhe sulmuesit Antoni. Në sezonin e tij të dytë, ai transferoi edhe Andre Onanën nga Interi për 47 milionë paund, duke e dërguar tashmë në pesë numrin e lojtarëve me të cilët punoi tek Ajaksi.cdgANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Mbappe: Jam në klubin më të mirë në botë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.