Golden Eagle Ylli do të drejtohet nga një trajner amerikan në sezonin 2024/25 në Superlkigën e Kosovës.
Ekipi nga Suhareka, të enjten e ka prezantuar trajnerin John Casey Owens, i cili ka firmosur kontratë njëvjeçare.
Owens vjen në Kosovë me përvojë në G-League të SHBA-së, si dhe asistent i ekipit të njohur nga NBA, Los Angeles Lakers.
Së fundmi, Ownes ka punuar i trajner në Kuvajt, ku ka udhëhequr skuadrën Kazma SC.
“Owens do të na udhëheq në drejtimin e fitoreve të reja. Le të fillojmë këtë aventurë të re dhe të mbushur me energji”, ka shkruar ndër të tjera Ylli, në njoftim.
Pas angazhimit të trajnerit, Ylli pritet t’i prezantoj edhe përforcimet e reja gjatë ditëve në vijim për sezonin e ri që nis në muajin shtator.