Wednesday, 13. May 2026
Sport

Morina mbetet tek Ylli, firmos për katër vjet

GS 15/08/2024 1 Min. Lesezeit

Basketbollisti Gëzim Morina i ka dhënë fund dilemave rreth të ardhmes së tij.

Morina do të vazhdoj të jetë kapiten i Golden Eagle Yllit, pasi të enjten mbrëma ekipi nga Suhareka ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes së re.

Kështu që, Morina do të jetë pjesë e Yllit deri në vitin 2028 pasi ka firmosur kontratë katërvjeçare.

Para Morinës, Ylli e ka prezantuar edhe trajnerin John Casey Ownes, i cili është amerikan dhe ka qenë asistent te skuadra e njohur nga NBA, Los Angeles Lakers.

Teilen: