• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Analiza/ Efikasitet dhe asnjë humbje, por Milani duhet të sistemojë mbrojtjen

16/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Para-sezoni i Milanit përfundon me nota të larta, duke ngritur trofeun “Silvio Berluskoni”, por mbi të gjitha me indikacione të shkëlqyera në kuadër të ndeshjes me Torinon. Në përgjithësi, përgatitja e skuadrës shkoi shumë mirë, jo vetëm për rezultatet në fushë, por edhe për mënyrën se si u arritën. Suksese brilante ndaj skuadrave më të forta në teori si Real Madrid dhe Mançester Sitit, pavarësisht mungesave të dukshme në organikat e kundërshtarëve e po ashtu edhe të kuqezinjve.milanDORA E FONSEKËS – Në konferencën për shtyp të 8 korrikut të kaluar kur edhe u prezantuar, Paulo Fonseka iu përgjigj atyre që i kërkuan afate për të parë dorën e tij në Milanin e ri. “Mendoj se në ndeshjen e parë të kampionatit do të shoh idetë e mia në fushë. Ky që po nisim është proces që kërkon kohë. Fillojmë sot, por pa lojtarë të rëndësishëm: ata do të vijnë më vonë dhe nuk mendoj se do të jemi perfekt në ditën e parë të kampionatit, por aty mund të fillojmë të shohim një ekip tjetër”, pati thënë trajneri. Nga sa kemi parë, sigurisht që shumë koncepte janë asimiluar, shohim një lojë të bukur me një ide të qartë mbi zotërimin e topit dhe qarkullimin e tij. Sigurisht, shumë titullarë humbën një pjesë të përgatitjes, por ajo që të pranishmit treguan ndër javë duhet thënë se ka qenë inkurajuese.

I MADH E I VOGËL – Zgjedhja që ra mbi Fonsekën është orientuar edhe nga dëshira e klubit për të rritur të rinjtë. Në këto javë përgatitore zbuluam cilësitë e Lorenco Torrianit mes shtyllave dhe Matia Liberalit në mesfushën e avancuar. Mungesa e titullarëve u shfrytëzua si mundësi nga të pranishmit: jo vetëm lojtarët e rinj të përmendur, por edhe ata që me kthimin nga huazimi dukeshin të destinuar për një pozicion të ri. Ky është rasti i Aleksis Salmakersit, fillimisht në merkato dhe së fundmi i hequr nga Fonseka pas paraqitjeve brilante të verës. Belgu është një “polivalent” shumë i çmuar, i rëndësishëm për ekuilibrin dhe goli ndaj Monzës është dylli vulosë për konfirmim e tij në organikën e Milanit për sezonin e ri.

SEZONET E SHKUARA – Pa u thelluar shumë në të kaluarën, kufizohemi në epokën e Piolit, pra nga parasezoni 2020 deri më sot. Pikërisht ai i 4 viteve më parë ishte i vetmi pa humbje, megjithëse vlera e përgjithshme e kundërshtarëve ishte dukshëm më e ulët. Në fund të fundit, ekipi sapo ishte për të luajtur pas ndalesës për shkak të pandemisë dhe udhëtimet ishin të kufizuara në minimum. E mirë ishte edhe parasezonin e vitit të titullit, ku vetëm Valencia i theu kuqezinjtë dhe gjithsesi pas goditjes së penalltive. Këtë vit Milanit i rastisi të luante kundër Barcelonës dhe të ndante rezultatin me penallti. Dhe kuqezinjtë fituan. Oguri është i mirë, se sa i mirë do të jetë sezoni mbetet për t’u parë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Inzaghi është trajneri i 7-të më i mirë në Evropë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.