• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Flik: Kur firmosa për Barçën i dija vështirësitë

17/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik ka analizuar të premten se si skuadra e tij arrin në ndeshjen e parë të sezonit në La Liga 2024- 25. Blaugranat do të bëjnë debutimin e tyre në Valencia dhe jo vetëm me dyshime për performancën e tyre, të krijuara pas humbjes në trofeun “Gamper” kundër Monakos, por edhe për probleme të tjera që kanë të bëjnë me regjistrimin e lojtarëve.

flik

Mjafton të kujtojmë se Barça nuk ka federuar ende blerjen kryesore të verës, Dani Olmo. Trajneri, megjithatë, i beson skuadrës së tij aktuale dhe klubit për të siguruar më shumë përforcime në ditët në vijim. Mes të tjerave, Flik ka folur dhe për rivalitetin me Realin.

DEBUTIMI – “E pres me shumë interes këtë ndeshje të parë. Valencia është një vend i veçantë. Jem i ri në kampionatin spanjoll, që është i një niveli fantastik. Do të jetë një ndeshje e vështirë, kundërshtari ka treguar se luan mirë, me futboll ofensiv. Do të jetë e vështirë”.

PËRBËRJA E EKIPIT – “Jam i kënaqur me skuadrën që kam, pjesa tjetër është pikëpyetje. Kur firmosa kontratën e dija se nuk do të ishte e lehtë, por i besoj verbërisht klubit. Dhe jam i kënaqur me ekipin, me atë që ofron. Kemi disa lojtarë të rëndësishëm të dëmtuar, që pak nga pak do të kthehen. Ne vazhdojmë të jemi një ekip i kompletuar”.

KONKURRENCA ME REALIN – “Ne jemi një ekip i fortë, i mirë, me cilësi të lartë, me top dhe pa të. Futbolli ka të bëjë me fitoren ose humbjen. Nëse fiton, të gjithë janë të lumtur. Puna është më e lehtë edhe për mua. Por duhet të përgatitesh mirë. Ky është një proces, dhe ne po punojmë vazhdimisht, ka një atmosferë të mirë dhe të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë”.

MERKATO – “Kjo është ajo që unë i them ekipit: atë që nuk mund të ndryshohet, nuk kemi për se ta mendojmë. Ne fokusohemi në atë që mund të ndryshojmë. Unë arrij duke pranuar faktet dhe ato që nuk mund t’i ndryshoj. Jemi të fokusuar te ndeshja dhe duam fitore në Valencia”.

LOJTARËT E PAFEDERUAR – “Shikoni, kemi 22-23 lojtarë të regjistruar dhe unë kam mundësi të zgjedh se kë do të aktivizoj nga minuta e parë e kush do të jetë në stol. Të gjithë ata që luajnë duhet të jenë qind për qind dhe në gjendje të plotë”.

GAVI – “Jam shumë, shumë i lumtur që e shoh përsëri në fushë dhe shoh se si po evoluon. Gjithçka po shkon mirë me të, por nuk është koha për të bërë një deklaratë për rikthimin e tij”.

PEDRI – “Ai është një lojtar i veçantë, në gjendje të ndryshojë fatin e takimit. Ai mund të jetë një opsion për pjesën e dytë. Ai mund të na ndihmojë shumë”.

JAMAL – “Besoj se është në gjendje për të luajtur”.

Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL

Next Post

Suhareka – Dukagjini e hap xhiron e dytë në Superligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.