• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Me kohën nuk mund të luftosh dot

21/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me kohën nuk mund të luftosh dot.

Po ashtu, as me kundërshtarin kur ai është shumë më i fortë se ty.

Kristiano Ronaldo është një moment tjetër kritik të karrierës, ndoshta në të fundit fare, pasi skuadra e tij, Al Nasr, pësoi disfatë të rëndë në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite.

Kampionia e vendit, Al Hilal, tregoi sërish dominimin me suksesin 4-1, ndërsa CR7 pati një shpërthim tipik të tijin pas pësimit të golit të katërt.

Edhe pse futbolli është lojë skuadre, dhe humbjet e fitoret ndahen bashkë, sërish superylli portugez iu përveç shokëve me gjeste duke I akuzuar se po flinin gjumë, dhe se nuk po jepnin aq sa duhet.

Kjo padyshim që ka sjellë qejf mbetje në dhomën e zhveshjes, ndërsa disa prej yjeve tek Al Nasr, nuk janë në nivelin e pritur.

Të tillë si Sadio Mane apo Ajmerik Laporte pritet të largohen, e klubi saudit nuk po mundet të bindë emra të tjerë të mëdhenj që t’i zëvendësojnë.

Fitorja e trofeve duket thuajse e pamundur, pasi vjet Al Hilal fitoi kampionatin dhe Kupën, dhe Championsi I Azisë ishte një dështim.

Liga Profesioniste saudite ende nuk ka filluar, por ajo që ndodhi në finalen e Superkupës e tregon shumë qartë gjendjen e Al Nasrit dhe të Ronaldos.

Për më tepër, klubi ka një krizë financiare, pasi pronarët nuk do të shpenzojnë ashtu si më parë, ndonëse rroga e Kristianos, më e larta në botë dhe në histori, prej 200 milionë eurosh në vit nuk është në rrezik.

Next Post

Mësohet data e kthimit në terren të Lionel Messit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.