• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Miqësorja e parë e moshave/ Shqipëria U-15 barazon 1-1 me Maqedoninë e Veriut në “Gjorgji Kyçyku”

22/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare U-15 barazoi 1-1 në ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut, sfidë që u luajt këtë pasdite në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” në Pogradec.

Golin e vetëm për kuqezinjtë në këtë takim e shënoi sulmuesi, Mattia Xhemali.

Trajneri Armand Damo e nisi ndeshje ndaj Maqedonisë së Veriut me këtë formacion titullar: Marsid Hoxha, Eno Resuli, Joart Mile, Rian Neza, Denis Nikolli, Angelos Como, Erjon Vajushi, Alis Cela, Haxhi Rrena (C), Gentjan Sharka dhe Mattia Xhemali.

Shqipëria U-15 dominoi takimi që në startin e ndeshjes dhe krijoi disa raste të mira shënimi, por goli erdhi vetëm në të 34-ën me Mattia Xhemalin. Sulmuesi realizoi një gol shumë të bukur dhe pjesa e parë u mbyll 1-0 për kuqezinjtë.

Gjatë fraksionit të dytë, trajneri Armand Dama kreu disa zëvendësime në fushë, duke u dhënë mundësinë thuajse të gjithë lojtarëve të tregojnë cilësitë e tyre.

Maqedonia e Veriut gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 80-të dhe vendosi baraspeshën. Pavarësisht pësimit të golit, Shqipëria nuk e uli ritmin dhe vetëm pas dy minutash fitoi një 11-metërsh, por gjuajtja e Rian Nezës u ndal nga portieri kundërshtar. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe miqësorja e parë u mbyll në barazim 1-1.

Takimi i dytë miqësor Shqipëri U15 – Maqedoni e Veriut U15, do të luhet të shtunën më 24 gusht në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë, në ora 17:00. /FSHF

Next Post

VIDEO/ Disfatë me 2 gola dhe karton i kuq në pjesën e parë, Drita vuan ndaj Legias së Varshavës në Ligën e Konferencës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.