Friday, 15. May 2026
Sport

ZYRTARE/ Shkëlqeu te Kukësi, Mustafa Salami firmos me skuadrën e re

GS 22/08/2024 1 Min. Lesezeit

Tashmë është zyrtare, Mustafa Salami do të vijojë karrierën në elitën e futbollit izraelit, teksa ditën e sotme u prezantua në radhët e Bnei Yehuda. 

SALAMI

23-vjeçari nigerian, i cili realizoi një sezon të shkëlqyer me skuadrën verilindore në elitën e futbollit shqiptar, pati oferta nga disa klube edhe nga Superiorja, por zgjodhi të transferohej në futbollin izraelit.  

Salami kaloi me sukses testet mjekësore duke firmosur edhe kontratën, detajet e së cilës pritet të mësohen në vijim.  

PANORAMASPORT.AL

Teilen: