Futbollistja shqiptare, Loreta Kullashi të premten është zyrtarizuar te gjiganti italian, Inter. Kullashi do të jetë pjesë e Interit deri në verën e vitit 2026.
“Interi njofton se Loreta Kullashi i është bashkuar ‘nerazzurrëve’. Sulmuesja suedeze, e lindur në vitin 1999, ka nënshkruar me klubin deri më 30 qershor të vitit 2026”, ka njoftuar skuadra italiane.
Kullashi së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Sassuolos. 25-vjeçarja në 25 paraqitje ka shënuar shtatë gola dhe ka kontribuar me katër asistime. Karrierë ka bërë edhe te AIK-u, Rosengardi dhe Eskilstunai.