Friday, 15. May 2026
Sport

Egnatia përforcon sulmin me 19-vjeçarin nga Gana

GS 23/08/2024 1 Min. Lesezeit

Egnatia ka pasuruar ekipin me një tjetër talent. Kampionët në fuqi kanë zyrtarizuar ditën e sotme një tjetër lojtar.

Bëhet fjalë për Mohammed Yahaya, i cili aktivizohet si sulmues dhe ka  origjinë nga Gana. Yahaya vendosi që të mbyllte aventurën e tij në vendlindje me ekipin e Açra Lions, për të nisur një të re në Superioren e Shqipërisë.

Prezantimi i sulmuesit u bë sot nga presidenti Demrozi.

Teilen: