Saturday, 28. March 2026
Sport

VIDEO/ PSG e papërmbajtshme, shpartallon me 6 gola skuadrën e Montepelier në kampionat

GS 23/08/2024 1 Min. Lesezeit

PSG e ka nisur vrullshëm këtë edicion në elitën e futbollit francez, teksa mbrëmjen e sotme shpartalloi me rezultatin 6-0 skuadrën e Montpelier, në duelin e vlefshëm për javën e dytë. 

PSG 6-0

Fragmenti i parë i lojës u mbyll me shifrat 2-0 falë golave të shënuar nga Barkola dhe Asensio në minutat 4 dhe 24. 

Në pjesën e dytë, kampionët shënuan edhe 4 gola të tjerë, që mbajnë firmën e Barkola, Hamit, Zaire-Emeri dhe Li Kang In. 

Ky ishte suksesi i dytë radhazi në kampionat në po aq ndeshje. Në javën e parë PSG triumfoi me rezultatin 1-4 në transfertë ndaj Le Havre. Duelin e radhës skuadra e drejtuar nga Luis Enrike do e luajë ndaj Lilës në transfertë.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: