Thursday, 24. September 2026
Sport

Një skuadër arbitrash shqiptarë vendos drejtësi në Nations League

GS 24/09/2026 1 Min. Lesezeit

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në ndeshjen Sllovaki-Moldavi në Ligën e Kombeve.

Ndeshja, që do të luhet të shtunën më 26 shtator në orën 20:45 në Presov, do të gjykohet nga Juxhin Xhaja, ndërsa Arbër Zalla dhe Mario Shazivari do të jenë asistentët e tij.

Andi Koçi do të jetë gjyqtar i katërt, Kreshnik Bajramaj do të jetë gjyqtar në VAR, ndërsa Albert Doda asistentë në VAR.

Arbitrat shqiptarë vlerësohen sërish nga UEFA, që u beson sfidën e radhës në arenën ndërkombëtare.

Teilen: