Monday, 30. March 2026
Sport

Futsal Champions League: Tirana-Akaa në RTSH

GS 24/08/2024 1 Min. Lesezeit

Pasi siguroi fitoren e parë përballë Ísbjörninn, Tirana Futsal do të synojë një tjetër sukses në ndeshjen e fundit të grupit C përballë islandezëve të AKAA.

Kampionët e Shqipërisë do të përballen sot në mbrëmje në orën 20:45 me AKAA në sallën e lojërave me dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të kryeqytetit, takim që do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Islanezët e AKAA kryesojnë grupin me 2 fitore në po aq ndeshje të luajtura, ndërsa Tirana ka koleksionuar një fitore dhe një humbje në dy takime të luajtura.

Teilen: