Kombëtarja e Kosovës ka marrë rrugën drejt Austrisë, ku do të zhvillojë përballjen e radhës në kuadër të Nations League.
Të përzgjedhurit e Franco Fodës janë nisur sot nga Prishtina drejt kryeqytetit austriak, me moral të lartë dhe me synimin për të marrë një rezultat pozitiv në një transfertë tejet të vështirë.
Ndeshja mes Austrisë dhe Kosovës do të luhet të dielën në stadiumin e stërmbushur “Ernst Happel” të Vienës, duke nisur nga ora 18:00.
Përballja pritet të jetë mjaft e veçantë, sidomos për përzgjedhësin Foda, i cili rikthehet në Vjenë për të sfiduar ish-skuadrën e tij, ndërsa “Dardanët” kërkojnë të vazhdojnë paraqitjet solide pas fitores ndaj Irlandës.
Teilen: