Mançester Junajtid është një nga klubet që ka bërë merkaton më të mirë në Angli këtë verë, ndërsa ka afruar mbrojtësit Matajs de Ligt dhe Nuser Mazraui nga Bajerni i Mynihut, sulmuesin Joshua Zirkzenë nga Bolonja dhe mbrojtësin Leni Joronë nga Lila.“Djajtë e kuq” janë shumë pranë transferimit edhe të një mesfushori, me Manuel Ugarten që pritet të vijë nga PSG në ditët në vijim pasi kanë ngelur të përcaktohen edhe detajet e fundit të akordit.
I pyetur për marrëveshjen e mundshme të mesfushorit uruguaian, trajneri Erik ten Hag tha në konferencën përpara ndeshjes me Brajtonin: “Kur të kemi lajme, do t’ua japim ato. Jini të durueshëm. Uluni dhe prisni! Ne po punojmë shumë dhe gjithmonë do të përpiqemi të bëjmë skuadrën më të mirë të mundshme. Kemi disa ditë ende, për sa kohë të kemi mundësi do ta kërkojmë. Unë jam i kënaqur deri më tani. Po shkojmë në drejtimin e duhur, e dimë se duhet të përmirësohemi ende, por kjo tregon ambicien tonë dhe rrugën që duam të ecim. Ne kemi lojtarë cilësorë që do të kontribuojnë në skuadrën tonë”.
Tekniku holandez konfirmoi gjithashtu se Lindelof, Shoë, Malacia dhe Hojlund do të mungojnë në përballjen e ditës së sotme
. “Lindelof ka një problem në gishtin e këmbës. Shpresojmë se ai mund të kthehet shpejt, por ai nuk është i disponueshëm. Malacia dhe Hojlund nuk janë të disponueshëm gjithashtu. As Ljuk Shou”.
PANORAMASPORT.AL