Kryetarit të FFK-së, Agim Ademi nuk i ka pëlqyer bashkëpunimi i Federatës shqiptare të futbollit me atë të Serbisë.
Pak muaj më parë, bujë të madhe bëri lajmi i bashkëpunimit të Federatës së Futbollit të Shqipërisë me atë të Serbisë për organizimin e Kampionatit Evropian Euro 2027 për U21, por Ademi ka pranuar se ky lajm nuk i ka pëlqyer aspak, por që është vendim i FSHF-së.
Nuk ka pasur reagim zyrtar deri më tash nga kreu i FFK-së, për aleancën Shqipëri – Serbi, që nxiti reagime të mëdha në Kosovë.