Tuesday, 24. March 2026
Sport

Lautaro me probleme, Taremi gati ta nisë titullar kundër Leçes

GS 24/08/2024 2 Min. Lesezeit

Lajm aspak pozitiv për trajnerin Simone Inzagi në prag të ndeshjes me Leçen. Lautaro Martinez nuk është stërvitur me ekipin dhe rrezikon ta humbasë këtë sfidë. Taremi është gati.Inter-Milan-Striker-Lautaro-Martinez-1-scaledNëse është dikush që mund ta bëjë Interin e Inzagit që të “xhirojë” më mirë dhe të funksionojë ashtu siç duhet, ai është Hakan Çalhanoglu. Deputimi i tij aspak pozitiv në Xhenova është një kujtim i freskët, por turku dhe i gjithë Interi duan menjëherë që të japin një përgjigje të menjëhershme dhe bindëse për t’u rikthyer nëstandardet e vendosura një vit më parë. Sirenat e merkatos në fundin e qershorit dhe një interesim i mundshëm nga Bajerni janë thjesht një kujtim.

Hakan Çalhanoglu kërkon që të rikthehet aty ku ndaloi vitin e kaluar. Ish-lojtari i Milanit, kundër Xhenoas tregoi që nuk është ende në kushtet optimale fizike, por ditën e sotme kundër Leçes kërkon që të iluminojë manovrën zikaltër, ashtu siç vetëm ai di të bëjë. MBROJTJA- Por përgjigjet priten gjithashtu edhe nga reparti i mbrojtjes, ku Açerbi dhe Bastoni pritet që të jenë sërish titullarë dhe më të vëmendshëm për të korrigjuar gabimet e sfidës me Xhenoan. Ndërkohë që Bisek duket se do të qëndrojë në stol sepse fanellën e titullarit ia ka marrë Pavar.

TË TJERËT- Henrik Mkitarian gjithashtu ishte një nga lojtarët që stonoi në sfidën e parë të kampionatit duke qenë larg formës së tij të sezonit të kaluar. Trajneri ka presionin e Fratezit, por edhe Zielinski do të jetë në stol për këtë. “San Siro”është i ezauruar totalisht dhe pret fitoren e parë të këtij sezoni. Jo vetëm fitore, madje bindëse.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: