Monday, 16. March 2026
Sport

Portieri i Kosovës pëson 4 gola, Manchester City nuk tregon mëshirë ndaj Ispwich-it.

GS 24/08/2024 1 Min. Lesezeit

Manchester City në stilin e kampionit e nis edicionin e ri në Premier League, duke i shkaktuar humbje me rezultat 4:1 Ispwich-it. 

E veçanta e kësaj ndeshje ishte se për 16 minuta u realizuan katër gola.

Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç u paraqit nga minuta e parë për Ispwich-in por nuk ishte në ditën e tij.   

Për Cityn shënuan Haaland (12′ – nga penalltia, 16′ e 88’), De Bruyne (14′) dhe për Ispwich-in realizoi Szmodics  (7′).

Teilen: