Sunday, 22. March 2026
Sport

Interi shënon fitoren e parë në edicionin e ri, Ramadani titullar me Leccen

GS 24/08/2024 1 Min. Lesezeit

Interi ka shënuar fitoren e parë në edicionin e ri në Serie A. 

Zikaltrit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Lecces, në kuadër të javës së dytë.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ylber Ramadani, është paraqitur titullar për Lecce-n por të pa forcë që të kthehen me pikë nga “San Siro”.

Kristjan Asllani është paraqitur nga minuta e 82-të për Interin

Darmian në minutën e 5-të e Calhanoglu në atë të 69-tën, shënuan për fitoren e Interit. Interi kryeson me 4 pikë e Lecce është në fund me 0 sosh.

Teilen: