Kryetrajneri i Juventusit – Thiago Motta, ka zbuluar dy transferime që “zonja e vjetër” do të zyrtarizojë së shpejti. Bëhet fjalë për lojtarët e krahut Francisco Conceição nga Porto dhe Nico Gonzalez nga Fiorentina.
Madje, argjentinasi i ka kaluar edhe testet mjekësore dhe është vetëm çështje kohe që të bëhet zyrtarizimi i transferimit të tij, ndërsa portugezi pritet të merret në formë huazimi për 7+3 milionë euro.
“Nico dhe Francisco janë lojtarë të fortë dhe kjo është arsyeja pse ata do të vijnë në ekipin tonë. Të gjithë lojtarët që do të vijnë do të na ndihmojnë shumë për të qenë pretendentë për titull. Kështu ndodh edhe me ata që tashmë janë këtu”, ka treguar Mota.
/GazetaBlic Sport