Friday, 13. February 2026
Formula 1

Ermira Topalli rikthehet me fitore

GS 26/08/2024 1 Min. Lesezeit

Ermira Topalli, për arsye familjare, ka munguar një kohë të gjatë në shtigjet e garave, por ajo u rikthye të dielën, madje në mënyrën më të mirë.

Ermira ka fituar në garën e tretë në disiplinën auto sllallom me vetura elektrike, duke dëshmuar se nuk e ka harruar zanatin.

“Fillimisht jam e kënaqur që jam kthyer në gara, e sigurisht edhe për fitoren. Gara ishte e mirë, si për nga organizimi, ashtu edhe për nga konkurrenca. Shpresoj të vazhdoj kështu edhe në garat tjera”, ka thënë Ermira pas fitores.

Anëtarja e AK Ferizajt, deri te fitorja arriti me kohën e përgjithshme 01:08.582 minuta, pa asnjë penallti.

Në pozitën e dytë u rendit anëtarja e Eurogoma RT, Dashurie Sefa (01:12.046), ndërsa në podium u gjend edhe Eriona Çoçaj (01:12.957) e të njëjtit klub.

Pas tyre u renditën: Shqiponjë Hoxhaj, Fjolla Skeja, Arjeta Rysha dhe Samire Jupolli.

Eurogoma RT, AK Ferizaj e N/A ishte renditja në konkurrencën ekipore.

Teilen: