Friday, 13. February 2026
Formula 1

Loris Rexhepi, talent i madh i autosportit

GS 28/08/2024 1 Min. Lesezeit

Garat e automobilizmit përcillen me kërshëri në shtetin e Kosovës.

Çdo javë që ka gara të këtij sporti, zgjon emocione mesin e  dashamirëve të këtij sporti. 

Një talent i madh që po tregon cilësitë e tija është edhe ferizajasi Loris Rexhepi.

Është i vetmi prej Ferizajt që po e ndjek Kampionatin e Kosovës në Karting Slalom dhe në këtë disiplinë edhe komuna e Ferizajt e ka mbështet klubin për moshat e reja. Lorisi është e ardhmja e autosportit.

Drejtuesit e klubit shprehen të lumtur për këtë talent që po shfaqet gjithnjë e më i mirë në secilën garë.

“Po e përfaqëson qytetin e Ferizajt i vetëm në Karting Slalom edhe pse një konkurrencë e fortë, Loris Rexhepi doli nënkampion në vitin 2023, në garën e tretë Karting Slalom 2024 u rendit i II-ti”, mburren drejtuesit e klubit.

Teilen: