Barcelona e ka konfirmuar të mërkurën lëndimin e rëndë të mesfushorit Marc Bernal.
Ai ka pësuar lëndim të rëndë në ligamentin e gjurit të martën mbrëma, në fitoren e Barcelonës ndaj Rayo vallecanos, ndërsa do t’i nënshtrohet operimit.
Barça nuk ka shkruar se për sa kohë Bernali do të jetë jashtë fushës, por pritet të mungojë për pjesën më të madhe të sezonit.
17-vjeçari Bernal u lëndua në minutat e fundit të ndeshjes në fitoren 2:1 të Barcelonës.
Pas ndeshjes, i mërzitur me gjendjen e tij ka qenë trajneri Hansi Flick.
“Ne fituam por u lëndua Marc Bernal. Fituam dhe gjithçka është në rregull, por në dhomat e zhveshjes, askush nuk është i lumtur. Nuk është gjë e mirë. Ai ka bërë ndeshje fantastike. Një 17-vjeçar, me paraqitje të tilla. Kjo dhemb shumë”, ka thënë Flick pas ndeshjes.