• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dështon transferimi i Hummels te klubi spanjoll

29/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse ditët e fundit besohej se ishte shumë afër nënshkrimit me Real Sociedad, në orët e fundit Mats Hummels me sa duket u tërhoq dhe i tha jo ofertës nga klubi bask, i cili vendosi një marrëveshje njëvjeçare në tryezë me një opsion për sezonin e ardhshëm.

Qendërmbrojtësi me përvojë, i liruar pas lamtumirës së tij me Borussia Dortmundin, do të donte të merrte më shumë kohë për të vendosur se çfarë të bëjë me karrierën e tij.

Në këtë afat kalimtar te merkatos, emri i Hummels është lidhur me klube të ndryshme: nga Bologna në Serie A, te Brighton në Premier League e deri te Real Sociedad dhe Mallorca në La Liga, por deri më tani asnjë klub nuk ka arritur ta marrë.

Siç raporton “Sport1”, futbollisti duket i vendosur për të vazhduar karrierën e tij konkurruese, pavarësisht se ka menduar edhe një lamtumirë për futbollin e luajtur fillimisht pas lamtumirës verdhezinjtë, por ai dëshiron të gjejë klubin e duhur nga i cili do të rifillojë pas një karriere në të cilën ai kishte veshur fanellat e Borussia Dormund (508 paraqitje dhe 38 gola) dhe Bayern Munich (118 paraqitje dhe tetë gola) si dhe Gjermanisë (78 paraqitje dhe pesë gola).

 

Next Post

Kërkohet një anësor i ri, “Bardhezinjtë” e Anglisë pas “pistonit” norvegjez

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.