Friday, 15. May 2026
Sport

Champions: Hoxha aktivizohet disa minuta, kualifikohet Dinamo e Zagrebit

GS 28/08/2024 1 Min. Lesezeit

Pas fitores 3-0 në shtëpi në ndeshjen e parë, Dinamo e Zagrebit fitoi edhe në ndeshjen e kthimit në Azerbajxhan kundër Qarabag dhe u kualifikua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra kroate shënoi nga një gol për çdo pjesë loje. Marko Pjaca zhbllokoi ndeshjen, ndërsa në pjesën e dytë Silva shënon një autogol.  Vendësit përfundojnë me dhjetë lojtarë për shkak të kartonit të kuq të Medinës në fund.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare Arbër Hoxha u fut në lojë në minutën e 84-t për skuadrën kroate, ndërsa Redon Xhixha nuk luajti asnjë minutë për Qarabag.

Teilen: