Saturday, 16. May 2026
Sport

Espanyoli ndali Atleticon e Madridit, Marash Kumbulla ndër më të mirët

GS 29/08/2024 1 Min. Lesezeit

Atletico e Madridit nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj Espanyolit.

Ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin spanjoll i takoi xhiros së tretë në La Liga.

Nga minuta e parë luajti qendërmbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, i cili u zëvendësua në minutën e 65-të.

Sa ishte në fushë, ai ishte prej më të mirëve me një notë 7.7, me vetëm portierin e Espanyol që pati notë më të lartë.

Pas tri xhirove, Atletico Madridi ka pesë pikë dhe gjendet në vendin e katërt momentalisht.

Në anën tjetër, për Espanyolin është kjo pika e parë e fituar këtë sezon në tri përballje.

Teilen: