• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Neuer kundër bordit: Tuchel nuk e tradhtoi Bayernin, u përpoq të bënte më të mirën në skuadër

29/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi drejtuesit e atëhershëm të klubit bavarez, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamixhiç, shkarkuan Julian Nagelsman në mars 2023, shpresat për pasardhësin Thomas Tuchel ishin të mëdha. Por 50-vjeçari nuk mundi të përmbushte pritshmëritë.

Pas më pak sesa dy vitesh, Tuchel dhe gjigantët nga Mynihu u ndanë sërish.

Në një intervistë për “Kicker”, portieri i Bayernit, Manuel Neuer, e mbrojti ish-trajnerin e tij me fjalë të qarta: “Rrethanat rreth klubit sigurisht që nuk ia lehtësuan punën. Kjo luan një rol vendimtar në perspektivën e përgjithshme. Vera e vitit 2023 nuk ishte e lehtë për një trajner, pavarësisht se cili do të kishte qenë atje. Nuk është kurrë e lehtë për një trajner të Bayernit kur nuk fitohen tituj. Nëse nuk ka sukses, perspektivat në Mynih nuk janë të mira”, vazhdoi kampioni i botës në 2014.

Kapiteni kundërshton thashethemet se Tuchel humbi besimin te lojtarët.

Pas ndarjes miqësore të “timonierit” dhe klubit në fund të sezonit, që u vendos në shkurt pas një serie tjetër falimentimi, u spekulua se Tuchel kishte humbur mbështetjen e skuadrës.

Por Neuer shpjegoi tani se marrëdhënia mes teknikut dhe ekipit ishte e paprekur: “Ai punoi mirë me ne dhe na përgatiti mirë për kundërshtarët. Thomas Tuchel është një trajner i madh. Ai me të drejtë ka një reputacion të lartë”, e mbylli Manuel Neuer.

Next Post

Lautaro është gati, Fratezi fut në “telashe” trajnerin e Interit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.