• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Kthehen” Mitaj e Kumbulla, mbrojtësit shqiptarë në fushë nga minuta e parë për ekipet e tyre

29/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me të drejtë patëm frikë për fatin e tij.

Gjithsesi, Mario Mitaj, është nga ata futbollistë që nuk di të dorëzohet dhe menjëherë e fitoi shansin e tij, me “legjionarin” e Kombëtares shqiptare, i cili ishte titullar për skuardën e tij, Lokomotiv Moscoë, në ndeshjen e Kupës së Rusisë të fituar në shtëpi.

Rezultati ndaj skuadrës Khimki të Moskës ishte 4-0 dhe 21-vjeçari ishte autoriI asistit në njërin prej tyre, kjo ndodhi që në minutën e katërt, me harkim nga goditja e këndit për 1-0.

Mitaj luajti 76 minuta dhe duket se më shumë po aktivizohet në Kupë, pasi në Premier Ligën e Rusisë, ai ka luajtur vetëm 10 minuta këtë sezon, ndërsa janë zhvilluar 6 ndeshje, teksa në duelin e vetëm që trajneri e hodhi në fushë për pak minuta, ai e tregoi talentin duke shërbyer asistin për golin e pestë në fitoren 5-0 të Lokomotivës në fushën e Ahmatit Grozny.

Ndërkaq, solid në Spanjë po tregohet Marash Kumbulla.

Mbrojtësi tjetër i Kombëtares ishte titullar për “Bardheblutë” e Espanyol, në ndeshjen e vështirë në “Metropolitano”, kundër “Los Colchoneros” së Atletico Madrid.

Edhe pse vendasit bënë presion gjithë kohën, mbrojtja katalanase përballoi gjithçka dhe sfida e e javës së tretë të LaLiga përfundoi me rezultaitn e “bardhë”, 0-0. /i.m /abcnews.al

Next Post

Chiesa zyrtarisht te Liverpool: Juventusi nuk më ofroi kurrë një rinovim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.