Cristiano Ronaldo është nderuar nga UEFA me çmimin si golashënuesi më i mirë në historinë e Champions League.
Ishte vetë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, që i dha kupën simbolike Ronaldos.
Kujtojmë se aktualisht CR7 është pjesë e Al-Nassr në Arabinë Saudite. Vendin e parë në historinë e golashënuesve të Champions League e mori për sa kohë luante me Real Madrid.
Në Monako po mbahet ky event special ku 36 skuadra të Champions League do të njihen me shortin për këtë sezon. Kujtojmë se është një format i ri, që ka eleminuar grupet.