Saturday, 16. May 2026
Sport

Përplasje mes policisë sllovene dhe tifozëve kroatë! Rijeka pëson debakël në Lubjanë 

GS 29/08/2024 1 Min. Lesezeit

Olimpia e Lubjanës i ka shkaktuar debakël me rezultat 5:0 Rijekës, në takimin e kthimit të play-off-it.

Skuadra sllovene u tregua shumë më e mirë se ajo kroate. 

Interesant ka qenë se në minutën e 60-të është ndërprerë ndeshja për disa minuta.

Shkak janë bërë hedhja e gjësendeve nga ana e tifozëve të Rijekës, ku qëlluan në drejtim të futbollistëve vendas.

Arbitri i ndeshjes e ndërpreu lojën dhe i dërgoi lojtarët e të dyja skuadrave në teshatore, derisa tribuna u zbraz nga tifozët mysafirë.

Në atë moment policia sllovene hyri në tribunë dhe dëbojë tifozët kroatë.

Olimpia kualifikohet në fazën e grupeve në Conference League.

Teilen: