Saturday, 16. May 2026
Sport

Chelsea mposhtet në Zvicër, por kualifikohet në Conference League

GS 30/08/2024 1 Min. Lesezeit

Chelsea ka arritur të kualifikohet në fazën e ligës të Ligës së Konferencës.

Pas fitores në ndeshjen e parë 2:0, Chelsea pësoi humbje në ndeshjen e kthimit me rezultat 2:1.

Londinezët kaluan të parët në epërsi me Nkunkun, por që më pas pësuan dy gola.

Megjithatë, Chelsea arriti që të kualifikohej tutje në fazën e ligës të kësaj gare, teksa nesër do të mësojë kundërshtarët e tij.

Teilen: