Toni Kros dikur ishte një lojtar i suksesshëm për Bajern Mynih përpara se të transferohej në Real Madrid në 2014 dhe të bëhej një legjendë e klubit atje. Ish-mesfushori 34-vjeçari i dha fund karrierës së tij profesionale këtë verë. Kros megjithatë po i ndjek me shumë vëmendje ngjarjet, përfshirë edhe Bundesligën, i cili ka dhënë një parashikim befasues për sezonin e ri.LEVERKUSEN – Në podkastin e tij “Simply Luppen”, të cilin Toni Kros e publikon rregullisht me vëllain e tij Feliks Kros, 34-vjeçari e bëri shumë të qartë se për të Bajer Leverkusen është favorit i qartë për kampionatin në edicionin e ri të Bundesligës. Kros po mbështet fort te ishklubi, për të cilin luajti në huazim për gati 1.5 vjet nga 2009.
BAJERN – Për gjashtë herë fituesi i Ligës së Kampionëve shkon një hap më tej, Kros është i bindur se Bajerni do të përfundojë sërish në vendin e tretë, si sezonin e kaluar: “Këshilla ime është që Dortmundi do të dalë i dyti”, tha Toni.
DORTMUND – Shkak për këtë janë bërë politikat transferuese të verdhezinjëve, të cilët sipas tij kanë bërë transferta të zgjuara në verë. Vetëm pak javë më parë, kampioni i botës 2014 do ta kishte lënë Borusian në vendin e pestë më së shumti bazuar në dritaret e kaluara të transferimeve. Por, “ata bënë një punë të bujshme këtë verë”, vazhdoi Kros.
Ish-profesionisti 34-vjeçar është veçanërisht i bindur për lojtarët që Dortmund nënshkroi nga Shtutgarti: “Serhu Girasi është një sulmues shumë i mirë i cili është ende i lënduar, por kur të jetë sërish në formë ai do të shënojë shumë gola. Me Valdemar Anton ata kanë nënshkruar me një qendërmbrojtës të qëndrueshëm dhe i përpiktë”, vijoi Kros.
Ish-madrileni ka mbetur i impresionuar edhe prej huazimit të Jan Kuto nga Mançester Sitit, i ardhur në “Signal Iduna Park” i cili luajti për Girona në Spanjë sezonin e kaluar: “Kuto luajti kundër meje te Girona, i cili pati një sezon çuditërisht të mirë në përgjithësi. Sipas mendimit tim, ai ka cilësi të mëdha, veçanërisht në sulm dhe driblim”, e përmblodhi Kros.
SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL